Sondazh në Shqip

Sondazh në shqip

Hyrje

 

Mbi projektin MIND-COVID

WHO ( Organizata Botërore e Shëndetësise) shpalli gjendjen e pandemisë më 12.03.2020. Ishte e ndikuar kjo nga rritja e numërit të viktimave dhe të të prekurve me COVID-19 dhe përhapjen e shpejtë të virusit nëpër botë. Si rezultat i saj, në të gjithë botën qeveritë përkatëse morën masa për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të zvogëluar numrin e viktimave. Si rezultat i pandemisë kemi prezent shumë kufizime: akses i shërbimeve bankare, mundësia për të bërë pazarin, shërbime, duke përfshirë këtu shërbimet mjeksore, kujdesi ndaj fëmijëve, shkollat dhe aktivitetet e lira. E gjithë kjo situatë ka ndikuar në shumë aspekte të jetës së përditshne, duke shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për të ardhmen. Shumë persona i bëjne shumë pyetje vetes: sa do zgjasë e gjithë kjo, cfarë ndikimi do të ketë në të ardhmen time, a do të kem punë, kur do të mbarojë e gjithë kjo, a do të mbijetojnë të gjithë pjesëtarët e familjes sime e shumë e shumë të tjera. Izolimi dhe distancimi social janë faktorë të rëndësishëm rreziku për shëndetin mendor.

Për ta kuptuar  më mirë situatën e tanishme dhe për të planifikuar ndihmë sa më efikase, grupi shkencor ndërkombëtar PregMIND u mblodh për ti dhënë  zgjidhje këtij problemi. Nqse je shtatzënë dhe dëshiron të na ndihmosh per ti kuptuar më mirë ankthet dhe frikën Tënde gjatë jetës së përditshme në këtë kohë pandemie, ju ftojmë të plotësoni këtë anketë anonime.

Ky studim është fryt i një bashkëpunimi ndërkombëtar. Grupet studimore kanë përkthyer anketën në kohë rekord, prandaj mund të jenë të pranishme gabime të vogla drejtshkrimore. Ju kërkojmë ndjesë nqse do të gjeni gabime të tilla. Në rast të tillë, ju lutemi të kontaktoni me grupin studimor.

Titulli i Projektiti Studimor:
Faktorët e rrezikut të ankthit dhe depresionit tek femrat shtatzëna gjatë pandemisë COVID-19.

Ky studimin është pranuar dhe certifikuar nga Komisioni i Bioetikes së Qendrës së Edukimit Mjeksor Pasuniversitar në Varshavë, Poloni. (Decision No. 56/PB/2020).

Grupi studimor për Shqipërinë

 

Orion Gliozheni, MD
Obstetrics and Gynecology Department
University of Medicine Tirana
Bulevardi «Bajram Curri», Tirana – Albana
e-mail: gliozheniorion@gmail.com

Arbesa Qinami, MD
St. Sophie’s Medical Hospital, Żelazna Medical Centre, Warsaw, Poland
Żelazna 90, 01-004 Warsaw, Poland
e-mail: arbi_qinami@yahoo.com

Qëllimi i studimit

 

Qëllimi kryesor është krahasimi se si femrat shtatzëna e perceptojnë frikën dhe ankthin në vende të ndryshme të prekura nga pandemia COVID-19. Qëllim tjetër është vlerësimi i aspekteve demografike, ekonomike dhe shoqërore të cilat ndikojnë në perceptimin e frikës dhe ankthit tek femrat shtatzëna në të gjithë botën gjatë pandemisë COVID-19. Së fundmi do të jemi në gjendje të krahasojmë diferencat në perceptimit e aspekteve të ndryshme të pandemisë COVID-19 (diastancimi social, kufizime në aksesin e shërbimeve) midis shteteve dhe sipas statusit të epidemisë (numri i personave të prekur, numri i raportuar i vdekjeve). Krahasime do të bëhen gjithashtu edhe duke marrë parasysh nqse te anketuarat kanë qënë ose jo të sëmura me COVID-19.

ANKETA

 

Ky është nje anketim anonim përmes internetit i femrave shtatzëna, të cilat jetojnë në vendet e prekura nga pandemia COVID-19. Anketa përbëhet nga tre pjesë:
1)pyetje të lidhura me demografinë e përgjithshme, ecurinë e shtatzanisë, historikun e shëndetit mendor, faktorët socjo-ekonomik dhe menyrën e perceptimit të frikës, kufizime të lidhura me pandeminë COVID-19;
2) Crregullime të ankthit te përgjithësuar-7 (GAD-7) – pyetësor mbi vlerësimin e ankthit
3) Pyetësor mbi shëndetin e pacjentit – 9 (PHQ-9) – për vlerësimin e depresionit. Rekrutimi përmes internetit për studime të tilla mjeksore rezultoi mjaft efikas. Në  këto kohë pandemie, kur kemi të bëjme me shumë kufizime, si ato të lidhura me stafin studimor ashtu edhe me distancimin social, studimi i shëndetit mendor tek gratë shtatzëna nuk mund të kryhet në menyrë të sigurt, përvecse përmes mediave sociale.

Plotësimi i anketës merr rreth 10-15 min. Pjesëmarrja në këtë ankete është me deshirë. Të gjitha përgjigjet janë të fshehta, duke qënë se anketa është anonime dhe ekipi i studiuesve nuk do të jetë në gjendje të identifikojë se kujt i përkasin përgjigjet.

Pjesëmarrja në këtë ankete është me deshirë. Ju keni të drejtë të  tërhiqeni në cdo moment përpara se të klikoni ‘konfirmoj’ në fund të anketës. Për të hequr dorë, mjafton të dilni nga faqja. Asnjë pergjigje nuk do jetë e regjistruar derisa të klikoni ‘konfirmoj’. Anketa është anonime, që do të thotë se pas dergimit të pergjigjeve, ekipi i studiuesve nuk do të jetë në gjendje të identifikojë se kujt i përkasin përgjigjet, gjithashtu nuk mund të tërhiqeni nga studimi pas këtij momenti.

Klikimi ‘Konfirmoj’ në fund të anketes, do të thotë se bini dakort të merrni pjesë në studim. Duke pranuar të jeni pjesë e këtij anketimi, nuk hiqni dore nga te drejtat Tuaja si pjesemarrës i këtij studimi. Gjate ketij studimi Ju jeni të lutura të plotësoni anketën online, në mënyre sa më adekuate që të jetë e mundur. Plotësimi i anketës merr rreth 10-15 min. Anketa përmban pyetje të aspektit demografik, situatës socjoekonomike, anamnezës, shëndetit mendor, shkallës së rrezikut të shtatzanise dhe aspekteve të ndryshme të lidhura me pandemine COVID19. Përmban gjithashtu dhe dy shkallë të standartizuara GAD-7 dhe PHQ-9 për vleresimin e simptomave të ankthit dhe depresionit.

Egziston dhe mundësia e dhënies së të dhënave Tuaja; emër, mbiemër dhe nr kontakti, nqse jeni të interesuara për pjesëmarrjen në studime të tjera. Keto të dhëna do të ruhen në një bazë tjetër, ndryshe nga anketa dhe nuk do të lidhen me informacionet a siguruara nga anketa.

Përfitimet:
Ky studim ndiqet nga një ekip internacional studiuesish. Qëllimi i tij është zgjerimi i njohurive mbi shëndetin mendor të femrave shatzëna gjatë pandemisë CIVID-19. Duke qëne se nuk kemi asnjë lloj financimi për këte studim, nuk jemi në gjendje të paguajme pjesëmarresit në asnjë lloj forme. Shpresojmë, se pjesemarrja Juaj dhe informacioni i dhënë do të na ndihmojnë të perpilojmë një plan veprimi për femrat shatzëna gjatë kësaj krize botërore.

Rreziqet:
Anketa është anonime dhe informacioni i dhënë në të nuk mund të lidhet në asnjë mënyrë me personin që e ploteson. Adresa juaj IP regjistrohet gjatë plotësimit të anketës, por ekipi studimor nuk do të ketë akses në keto të dhëna. Egziston një probabilitet i vogël i ndërhyrjes së personave të tretë. Si rezultat mundet që të dhënat e anketës të lidhen me Ju përmes adresës IP. Për ta minimalizuar këtë rrezik anketa kryhet përmes serverit të sigurtë të Medical Center “ Żelazna” sp. z o. o..; Ky server ruan të gjitha të dhënat e pacjenteve të spitalit, pra është mjaft i sigurt.

Pyetjet e pranishme në ankete perfshijne probleme aktuale ose të kaluara të shëndetit mendor ( nqse ka pasur të tilla) dhe situatës socjoekonomike. Disa pyetje mund të jenë paksa personale, të vështira për tu shprehur dhe rikujtuar, mund tju duken acaruese dhe Ju mund të mos keni dëshire tju përgjigjeni. Mund ti anashkaloni pyetjet e tilla ose të tërhiqeni nga plotësimi i anketës dhe njekohesisht te hiqni dorë nga pjesëmarrja në studim.

Ruajta dhe siguria e të dhënave
Konfidencialiteti i te dhenave dhe privatesia janë për ne prioritet dhe do të ruhen gjatë këtij studimi. Të gjitha të dhënat elektronike ( pergjigjet ndaj pyetjeve të anketës) do të ruhen në sistemet e sigurta të Department of Reproductive Health, Centre of Postgraduate Medical Education (Departamentit të Shëndetit Riprodhues, Qendra e Edukimit Mjeksor Pasuniversitar), me vendndodhje në Medical Center “Żelazna_ sp. z o. o. Të dhënat do të ruhen për një periudhe 3 vjecare, më pas do të fshihen.